Mesfushori i Marokut ngec në tualet, trajneri shkon e kërkon dhe e rikthen në lojë

Ndeshja Marok-Kroaci, e vlefshme për Grupin F të Botërorit “KATAR 2022” ende është pa gola. Në nisje të pjesës së dytë, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur me mesfushorin maroken Sofjan Amrabat.

Ai kishte ngecur në tualet dhe u desh ndihma e trajnerit të tij që të rikthehej në lojë. Ai ka shkuar ta kërkojë dhe pasi e ka nxjerrë nga atje, Amrabat me shpejtësi është futur në fushën e blertë.

PANORAMASPORT.AL