Mesazhi prekës i dajës për mbesën që ndërroi jetë në aksidentin tragjik: Të prita me ardh e me u kënaq, jo të shkruaj për vdekjen tënde
Mes 10 viktimave të aksidentit tragjik të ndodhur në Kroaci ishte edhe e reja Anjeza Bellanca, nga Krusha e Madhe.
Daja i të ndjerës, Leotrim Hoxhaj, ka shkruar një mesazh prekës për mbesën e tij, që u nda në mënyrë të parakohshme nga jeta.
“E bukura e dajës, unë të prita me ardh e me u knaq, prita që t’i shoh sukseset e tua e jo të shkruaj për vdekjen tënde”, shkruan Hoxhaj.
Sa me padurim presim të vin në vendlindjen e tyre gurbetqarët ashtu si edhe ti i numërove ditët për me ardh te ne. E bukura e dajës, unë të prita me ardh e me u knaq, prita që t’i shoh sukseset e tua e jo të shkruaj për vdekjen tënde. Qenka shumë e vështirë me u pajtu me këtë që na than për ty. Sot në çdo lajm e në çdo familje është fol për aksidentin e tmerrshëm që ndodhi në Koraci por unë nuk doja me besu që në mesin e tyre je edhe ti. Nuk lash vend e kënd pa e pyet për ty po fundi që ndëgjova ma ndau zemren. Ende spo muj me besu që sdo të shoh më. Të zotit jemi dhe te ai do të kthehemi e ti qofsh lulja më e bukur e xhenetit ashtu si shkelqeve gjithmon në jetën tonë. E paharrueshme do të jesh gjithmonë Anjeza mbesa e dajës.