Mesazhi plot vlerë i Adriano Celentano-s: “Para se të vdisni, jetoni!”
Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale.
15 vite pas themelimit “Live From Tirana” është shoqëruesi ideal kur jeni në lëvizje, për të dëgjuar muzikë të mirë si edhe për të dëgjuar intervistat me protagonistët e ditës si dhe temat që zgjojnë debat. Përveç se temave aktuale, të ftuarve interesantë e shumë kuriozitete të tjera, Jerida Sakaj ndalet edhe tek thëniet motivuese. Këtë herë, ajo ka sjellë në vëmendje një mesazh nga Adriano Celentano…
Koha që kemi në dispozicion është e lirë, por nuk ka çmim.
Ju nuk mund ta zotëroni, por mund ta përdorni atë!
Ju nuk mund ta mbani, por mund ta shpenzoni atë!
Pasi ta humbni, nuk mund ta ktheni kurrë më!
Qëllimi im është që më në fund të kënaqem në paqe me të dashurit e mi dhe me ndërgjegjen time. Shpresoj edhe ju… sepse në një mënyrë apo në një tjetër të gjithë luftojmë për një të ardhme më të mirë…
Dhe gjithmonë kujtoni:
Para se të diskutoni, merrni frymë!
Para se të flisni, dëgjoni!
Para se të kritikoni, shikoni veten!
Para se të shkruani, mendoni!
Para se të lëndoni, ndiejeni atë!
Para se të hiqni dorë, provoni!
Para se të vdisni, jetoni!
Top Albania Radio