Mesazhi i Dafina Zeqirit për vajzat: “Jo të gjitha ato që ndihmoni ja vlejnë”

Dikush e ka bërë me nerva Dafina Zeqirin dhe këngëtarja është siguruar që t’ja tregojë këtë të gjithë ndjekësve të saj. Megjithatë duket se artisja e njohur beson tek Karma dhe tek fuqia e saj për t’i dhënë gjithkujt atë që i takin.

Me anë të disa postimeve rresht në story-t e saj në Instagram, bashkangjitur fotos ku duket sikur sapo ka fituar titullin e kampiones së botës në boks, Dafina i drejtohet fanseve dhe asaj që është përpjekur t’i bëjë “diss”.

Me shkronja të mëdha në foto lexohet: “Zilia është po aq reale sa Karma”. Ndërkohë pak më poshtë artistja shkruan: “Më ka ardhur në majë të hundës me ato femra që pretendojnë se janë feministe dhe kërkojnë ndihmë. Dhe çfarë ndodh kur i hap një derë? Kthehen kundër jush dhe përpiqen…kjo është për të qeshur…përpiqen të të bëjnë “diss”. Unë jam APLHA. Unë do të kujdesem gjithmonë për vajzat e mia.”

“Për vajzat, ato të vërtetat. Jo për ato që maskat nuk i zgjasin shumë.”- vazhdon Zeqiri.

Në anë të fotos Dafina jep mesazhin: “Vajza qëndroni vigjilenete! Jo çdokush që ndihmoni është i mirë. Karma ka një mënyrë shumë qesharake për të zbuluar të vërtetën. Ti e di se kush je.” Kjo e fundit është pjesa për atë që e ka bërë me nerva.

Më poshtë mund të shihni të njejtën foto me shprehjen: “Për kurorë s’kam nevojë kur e kam në dorë” dhe me fjalët “Zili Zili”, që me gjasë është titulli i këngë së re.

Pyetja që mbetet është, kush është vajza për të cilën po flet Dafina dhe si i ka shkuar ndër mend t’i bëjë “diss”?

/News31