Mesazhi i Arbanës për Borën: Më vjen keq për të! Si grua e kuptoj

Lidhja mes Donald Veshajt dhe Beatrix Ramosaj u komentua mbrëmjen e djeshme në program. Donaldi ka lënë të kuptohet se lidhja me Triksën nuk është një lojë dhe ajo është personi që do të ketë në krah pasi e bën të ndihet mirë.

“Trixa e ka siklet këtë gjënë dhe unë e kam kuptuar. Nuk dua që Trixa të jetë në siklet për asgjë. Ajo që dua është kjo”, tha Donaldi.

Pas kësaj deklarate Arbana Osmani i dha një mesazh nga ekrani Bora Zemanit duke u shprehur se e ndjen si një grua presionin që ajo ka në këto momente.

“Më vjen keq që një vajzë si Bora është futur në këtë situatë. Duhet të jetë një presion shumë i madh për të. Unë si grua e kuptoj shumë mirë dhe kam qenë një nga ato që ndjeja se mund të kishte një dashuri përrallash mes tyre, por asnjëri prej nesh nuk e di se çfarë do secili prej dy protagonistëve. Të gjithë ne që jemi jashtë duhet të respektojmë si Borën dhe Donaldin”, tha Arbana.

(a.b)/dosja.al