Mes shumë artistësh dhe bashkëpunimesh, Gena sapo e zgjodhi emrin me të cilin ka pasur më shumë sukses

Këngëtari i njohur, Gena ka qenë mbrëmjen e kaluar i ftuar në ‘Shiko Kush Luan’, aty ku përveçse lojërave ka ngritur në këmbë publikun edhe me performancat e tij.

Duke qenë se në karrierën e tij, artisti numëron një sërë bashkëpunimesh muzikore, nuk ka munguar pyetja se cili ka qenë ai më i suksesshmi dhe bashkëpunimi më i dobët.

Gena ka treguar se bashkëpunimi më i suksesshëm ka qenë ai me Nora Istrefin, i sjellë në vitin 2013. Bashkëpunimin më të dobët, Gena ka zgjedhur të mos i përgjigjet duke pranuar dënimin për të prekur çfarë ndodhej në kutinë pranë tij.

Kujtojmë se Gena është ndër këngëtarët më të dashur të estradës shqiptare, i cili numëron një sërë hitesh të sjella ndër vite./revistawho.com