Mes shiut, Ermal Meta këndon “Halleluja” në koncert: Papritur del dielli, “çmenden” fansat!
Shiu krijoi disa probleme në koncertin e 1 Majit në Circus Maximus në Romë. Kështu që grupi i parë që duhej të performonte, Bloom i drejtuar nga Giusy Ferreri, dështoi për shkak të problemeve të sistemit. Teksa teknikët përpiqeshin të zgjidhnin situatën, Ermal Meta u ngjit në skenë e tha: “Problemi është më i rëndë nga sa dukej”. Më pas, mori kitarën akustike- “e vetmja që funksiononte” -dhe i kërkoi publikut të këndojë së bashku me të. “Le të provojmë kërcimin e diellit”, i tha ai turmës , duke shtuar: Le të bëjmë një lutje të gjithë së bashku dhe nisi aty për aty të këndonte “Hallelujah” bashkë me publikun. Shumë shpejt pas kësaj, shiu pushon dhe del dielli!
Rrjetet sociale u mbytën me komente lavdëruese. “Ermal Meta ndaloi përmbytjen universale, ai është me të vërtetë Zot”; “Ermal Meta, shumë i zoti në menaxhimin e momenteve të krizës, këndon Halleluja dhe dielli del. As në filmat më të mirë nuk ndodh kjo”; “Ermal Meta që në eksperiencën e parë si prezantues arriti menjëherë të improvizojë gjatë përballjes me një problem teknik”; “Magjia, një kitarë, një mikrofon dhe dielli del, Hallelujah funksionoi”, ishin disa nga komentet.