Mes punës dhe familjes, këto moderatore shqiptare nuk i ndajnë fëmijët edhe në emisionet e tyre

Pak ditë më para Bieta Sulo ndau disa pamje nga ambientet e ‘Top Channel’, aty ku shihej se pak para nisjes së emisionit e kishte vizituar një “gazetar” i ri shumë special, Kroi. Bieta na tregoi se në fakt i biri kishite nisur trajnimin në televizion, megjithatë kuptoi se jeta e të riturve ishte ca e vështirë, ndaj pak para transmetimit live atë e zuri gjumi.

Edhe Bora Zemani ndau një video ku shihej se i biri, Arbori në padurim për të takuar mamin u fut në studion e ‘Përputhen’ në një moment të papritur. Bora e kaloi me sportivitet dhe të qeshura këtë moment duke treguar se djali e kishte vizituar në punë atë ditë e se gjithçka donte ishte t’i afrohej mamit.

Klea Huta ka ndarë mbrëmjen e kaluar pak para transmetimit të ‘Këngë moj’ disa foto me të birin, Krid në krahë, duke treguar se dje kishte një të ftuar special, e ai ishte i vogli, i cili e ka shoqëruar disa herë mamin para puntatave të saj.

Epo mesa duket qenka mëse e kuptueshme, të jesh mam, autore apo moderatore kërkon forcat e veta, gjë që këto vajza e kanë gjetur më së miri./revistawho.com