Mes J.Lo dhe A-Rod tanimë nuk ka mbetur më as miqësi…

Pas ndarjes së bujshme të divës së muzikës pop Jennifer Lopez nga Alex Rodriguez lart e poshtë thuhet se 51-vjeçarja tanimë është në krahët e ish-it të saj Ben Affleck. Dyshimet na u shtuan edhe më shumë kur pjesë e kësaj historie u bë edhe miku i tyre i përbashkët, aktori Matt Damon i cili u pyet se çfarë po ndodh mes J-Lo dhe Affleck.

Ndërkaq, ish-partneri i J.Lo, Alex Rodriguez thuhet se ndihet i shokuar nga ish e fejuara, pasi është hedhur në krahët e tjetrit vetëm pak javë pasi i dhanë fund fejesës 2-vjeçare. Nga ana tjetër një burim ka thënë së fundmi për “People” se Jennifer ka ndërprerë plotësisht kontaktin me Alex-in dhe për këtë ka një arsye.

Jennifer duket shumë e lumtur. Ajo u përpoq për një kohë të gjatë që marrëdhënia e saj me Alex të funksiononte. Ajo ndihet mirë që vendosi t’i japë fund. Ajo thjesht nuk i beson atij dhe nuk donte të humbte më shumë kohë.

https://www.instagram.com/p/B6_4pM0ppPa/
Alex Rodriguez and Jennifer Lopez
stevengomillion
Verified
. STYLE . GRACE . ELEGANCE . ??@jlo @arod ?? #powercouple #goldenglobes
Credit: Steven Gomillion

Së fundmi me anë të një postimi në Instagram, A-Rod duket se pavarësisht gjithçkaje nuk është mërzitur nga kjo ndarje dhe vazhdon të shijojë jetën në krah të vajzave të tij, Natasha dhe Ella.