Merrni frymë thellë para se të shihni shtëpinë e re të Linda Halimit

Linda Halimi ka zbuluar sot me një video live pamjet e apartamentit luksoz të ri ku tashmë do jetojë. Këngëtarja shaiptare ka shumë vite që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shpesh tregon për jetën aty, por asnjëherë si sot. Në video duket pamja nga ballkoni gjigand i shtëpisë së Lindës, kuzhina dhe sallon po ashtu gjigand dhe shumë luksoz. Këngëtarja ka luajtur me pak ngjyra, ndaj duket qartë që mbizotëron e zeza, grija dhe e bardha.

Arredimi mesa duket nuk ka mbaruar sepse pak më parë në story, Linda ka kërkuar opinionin e ndjekësve për mobilje të tjera.

Halimi është nënë e një vajze që ka ardhur në jetë në 2019-ën dhe është e lidhur me një reper të njohur amerikan. Dikur ajo publikonte pak detaje për jetën e saj private, por prej kohësh asgjë për familjen nuk e ndan me publikun.

Profili i saj ka në fokus vetëm fitness-in dhe muzikën./revistawho.com