Merret zyrtarisht pandehur ish kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi

Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Roshi është paraqitur sot në SPAK, i shoqëruar me avokatin e tij.

Mësohet se ish-kryetarit të Bashkisë Kavajë, i është komunikuar zyrtarisht akuza për “shpërdorim detyre”.

Sipas burimeve zyrtare nga organet e drejtësisë, hetimet kanë zbuluar dyshime të arsyeshme se Rroshi ka abuzuar me dy tendera ne vlerën e 33 milion eurove.

Çështja u kallëzua nga KLSH dhe fillimisht nisi në Gjykatën e Durrësit , por kjo gjykatë shpalli moskompetencë për këtë arsye më pas i kaloi GJKKO-së.

voxnews.al