
Merr fund pritja, shihni momentin e zbarkimit të Mesit në aeroportin e Parisit
Lionel Mesi ka zbarkuar më në fund në aeroportin e Parisit. Ylli argjentinas është shfaqur në aeroportin e kryeqytetit francez duke përshëndetur në distancë tifozët e PSG-së me një fanellë të shkruajtur “Ici c’est Paris” që ndryshe përkthehet “Këtu është Parisi”.
Mesi do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me skuadrën e Al-Kelaifit me një opsion të tretë dhe me një pagë stratosferike prej 35 milionë euro neto në sezon.