Merr fund martesa 23-vjeçare e Jim Belushit

Pas 23 vitesh martesë Jim Belushi ka firmosur divorcin nga bashkëshortja e tij Jennifer Sloan.

Sipas TMZ aktori 67-vjeçar firmosi letrat e divorcit në Gjykatën Superiore të Los Anxhelosit të premten.

Çifti është kontaktuar nga mediat për më shumë detaje, por nuk kanë pranuar të prononcohen.

Kjo nuk është hera e parë që Jim dhe Jennifer ndahen. Në vitin 2018 Jennifer kërkoi divorcin nga Jim, por një vit më vonë e tërhoqi.

Jim dhe Jennifer u martuan në 2 maj 1998.