Merr fund enigma, Rez Veleshnja zbulon më në fund emrin e të dashurës


Aktori i disa rolevetë spikatura në spektaklin e humorit “Portokalli”, Rezart Veleshnja është duke jetuar një histori të vërtetë dashurie me një vajzë brune, që jeton prej 20 vitesh në Gjermani. “Dashuria ime S” ishte prezatimi i parë që i bëri të dashurës në Instagram, aktori i njohur, duke e lënë kështu enigmë identitetin e plotë të saj. Por sot ka vendosur ta prezantojë në një mënyrë të veçantë, duke qenë së kamarieli në restorantin jash Shqipërisë, ku po shijonin krepa të ëmbël. Siç e shihni nga foto, e dashura e Rezit quhet Sabina. Kjo nuk është hera e parë që aktori publikon fotografi nga lidhja me të dashurën. Çifti ndodhen në Gjermani, vendi ku jeton Sabina me profesion mjeke, për të cilën Rezi është shprehur se e sheh që sot si gruan e jetës.