Merr fund beqaria: Leonardo DiCaprio drejt altarit!

Aktori i njohur, Leonardo DiCaprio është një nga burrat më të dëshiruar e pëlqyer, jo vetëm në SHBA, por edhe në botë.

Mesa duket, beqarisë së tij po i vjen fundit.

Siç bën me dije Cosmopolitan, aktori i famshëm dhe e dashura e tij, Camilla Morrone janë gati t’i japin fund beqarisë dhe të kurorëzojnë dashurinë në martesë.

Të dy ata frekuentohen prej më shumë se tre vjetësh tashmë dhe thuhet se janë kokë e këmbë të dashuruar me njëri-tjetrin.

Duket se ky lajm nëse rezulton i vërtetë do të trondisë jo pak Hollywoodin.