Merlin e privilegjuara e Ardit Gjebresë, shikoni ç’bën showman-i për nusen e djalit

Lajmi i fejesës së Jon Gjebresë me Merlin Haxhiymerin ishte ndër më të zhurmshmit e këtij fillimviti. Vetë shoëman-i Ardit Gjebrea ndau me miqtë momente nga ceremonia e fejesës së djalit të tij me vajzën e biznesmenit, Adi Haxhiymeri. Në kulmin e ceremonisë kunata e vogël e Merlin, Anna lëshoi batutën e saj duke i thënë se “që nga ky moment ti do të quhesh Merlin Gjebrea”. Edhe vetë Merlin në profilin e saj në Instagram ka postuar foton e unazës së fejesës, duke i premtuar Jonit dashuri për gjithë jetën. E duket qartë që ajo tani është pjesë e pandarë e familjes Gjebrea. Një dëshmi e qartë është edhe fakti që Arditi e kinsideron tashmë pjesë e familjes, duke i dhënë vendin e të privilegjuarës. Nëse i hidhni një sy Instagramit të tij, ai ndjek vetëm tre persona, bashkëshorten Anila, djalin Jon dhe së fundin nusen e familjes, Merlin.