Meriton Mjekiqi së shpejti baba, na prezanton me partneren shtatzënë

Moderatori i njohur në Kosovë, Meriton Mjekiqi së shpejti pret të bëhet baba. Ish-konkurrenti i “Dance with me” si partneri i Rovena Stefës para pak minutash postoi foton e partneres Egesta, e cila është shtatzënë. Miqtë e njohur e kanë uruar Meritonin në Instagram, duke e konsideruar tashmë familje atë po pret të krijojë. /Story.al/