Meriton Mjekiqi flet i penduar: Për një gabim që bëra në rini nuk e shoh djalin prej muajsh
Sara Gjordeni dhe Bardhi kanë bërë një distancim nga njëri-tjetri në Big Brother VIP Albania 3.
Ata kanë kërkuar për pak pauzë pas disa gjërave që ndodhën brenda mes tyre.
Megjithatë, Meriton Mjekiqi u ka dhënë këshilla që të mos ndahen për gjëra të vogla, por të pajtohen dhe t’i falin njëri-tjetrit dashuri sepse nuk janë të vegjël.
Ai ka folur edhe rininë e tij, për të cilën thotë se për shkak të gabimeve të tij nuk e sheh djalin prej muajsh.
“Qetësohu! Doni që t’ia plotësoni dëshirën të tjerëve apo çfarë? Dashuria juaj ku është? Sakrifica, koha, netët pa gjumë puthjet, xhelozia, seriozisht e kam … Për një gabim që kam bërë në rini nuk e shoh djalin tim me muaj dhe ditë”, u shpreh prezantuesi nga Kosova.
Moderatori tutje theksoi: “Ndoshta kur kemi qenë më të rinj duhet të kuptonim më mirë njëri-tjetrin, sot do e kisha djalin afër meje, e do e kisha takuar çdo ditë… Ka çifte që kanë pasur shumë probleme më të mëdha dhe nuk kanë ardhur te fjala e fundit”.
View this post on Instagram
Bardhit nuk i kanë pëlqyer disa gjëra të Sarës, edhe pse është munduar që ta kuptojë. /Telegrafi/