Merita Merja sukses të artë me “Fashion Week Dubai”, vlerësohet si shqiptarja e parë me ndikim në botën arabe

Grimierja e famshme e vajzave VIP e jo vetëm, Merita Merja pasi shijoi suksesin me produktet e saj ekskluzive, duket se shkëlqen gjithmonë e më shumë me projektet e saj anë botë, por edhe me vlerësimet që po merr.

Tashmë ajo konsiderohet shqiptarja e parë me sfilata fashion në Dubai. Ajo realizoi një event fantastik në Dubai, duke u kategorizuar kështu si profesionistja e parë shqiptare me një arritje të tillë në botën arabe.

Ky në fakt është suksesi i disatë në Dubai i make-up artistes dhe dizajneres, Merita Merja, e cila prej ka kapërcyer famën e saj përtej Shqipërisë. Ndër projektet e shumta, së fundi Merita është bërë qenda e vëmendjes së botës së modës, për një arsye të veçantë. Ajo përfaqësoi në Dubai, krijimet e saj në eventin “Fashion week Dubai”, ku morën pjesë personalitete të shumtë, që ndoqën nga afër dhe vlerësuan krijimtarinë e saj. Merita u ndoq aty nga shumë profesionistë që e kanë Meritën si shembull në punën e tyre.

Prezantimi i show-t, u transformua në një magji me fustanet e nusërisë dhe të mbrëmjes. Spektakli u realizua në një nga ambientet më të bukura të Dubait, “Armani Hotel Dubai” me një arkitekturë fantastike dhe pritje mbretërore e “Golden Wings Magazine”. Ndërkohë Merita ka publikuar në Instagram, disa foto e video nga ky spektakël mode, ku duket se gjithçka ka shkuar për mrekulli.

Emri Merita Merja, një emër i konfirmuar në botën e së bukurës, dhe “brand” autentik që e njohin gjithandej, jashtë kufijve shqiptarë. Suksesi i artistes së parukerisë dhe grimit ka arritur majat, ndërkohë që edhe produktet e personalizuara të Merjes marrin vëmendje gjithnjë e më shumë. Merita ushtron profesionin e saj prej 20 vitesh në Shqipëri, ndërkohë që paralelisht në Dubai është shndërruar ndër “make up”” artistet më të preferuara të VIP-ave botërorë.

Kujtojmë që Merita është grimierja dhe dizajnerja e fustaneve, që është vlerësuar në kohë për aftësitë që ka për të realizuar në mënyrë unike çdo projekt të iniciuar prej saj. Shumë vite eksperiencë pune, trajnime e masterclass në Shipëri dhe botë, e kanë bërë Meritën ta ngrejë nivelin e artit të të grimuarit dhe dizajnit të fustaneve në një tjetër nivel. /www.story.al