Merita Merja arrin famë ndërkombëtare, si arriti të depërtojë nga Dubai në Turqi
Grimierja e njohur shqiptare Merita Merja, tashmë me famë ndërkombëtare ndodhet në Shqiperi pranë salloneve të saj në Tiranë. Jeta e saj tashmë ndahet mes Shqiperisë dhe Dubait, por sigurisht primare është baza e saj këtu në kryeqytet.
Ajo vjen me një risi dhe e para nga grimieret shqiptare pasi në daten 4 maj do të mbajë nje master class në Turqi.
Tashmë për Meritën dhe sukseset e saj po flet e mbarë bota! Ndërkohë ajo na ka prezantuar edhe me koleksionin e ri te fustaneve të nuserise ku organizoi edhe një sfilate në Pallatin Versace në Dubai.