Meridiani na zbuloi se e dashura e Rinianit ka ardhur në Shqipëri për t’i dhënë suport nga afër… që të lidhet me një tjetër!

Hyrja e Rinianit në Për’puthen u shoqërua me thashetheme të shumta e akuza të forta se ai është i fejuar dhe me fëmijë. Disa javë më parë në “Për’puthen Prime” ai ka deklaruar se historia me të ishte mbyllur. Teksa publiku mbetet ende në dyshim sa i takon romancës në fjalë, Marsela, ish- e dashura e Rinianit ka realizuar një lidhje me Skype me “Për’puthen” dje, ku ka sqaruar një herë e mirë të vërtetën.

Ata të dy kanë treguar se historia e tyre e dashurisë ka mbaruar dhe tashmë janë vetë miq.

Ndërkohë, pak minuta më parë Meridian Ramçaj, opinionisti i “Për’puthen Prime” ka zbuluar se ish-e dashura e Rinianit ka ardhur në Shqipëri. Ai ka ndarë një foto krah saj, duke shkruar : “Rinian kjo e paska suportin me kosto të lartë nga Italia në Shqipëri, të jetë vetëm suporti ai që e bëri të marrë avionin në mes në pandemisë nga Italia në shqipëri?”

Meridiani ngre dyshime mbi ardhjen e Marselës në Shqipëri, teksa nuk ka ende reagim nga ana e Rinianit. Vlen të theksohet se ditën e djeshme ata nuk e përmendën faktin që ajo ka ardhur në vendin tonë.

Të ketë ardhur për të suportuar ish-in që të lidhet me një tjetër? Mbetet për tu parë…

/News31.al