Meri i “Love Story” fotografohet me Brunon e “Për’puthen”, çfarë fshihet pas kësaj?

Meri Murrizi është një nga vajzat më të komentuara të “Love Story”, emisionit të dashurisë në TvKlan. Disa muaj më parë ajo doli nga emisioni çift me Saimirin, por kjo solli shumë polemika. Një pjesë e madhe e publikut nuk e besoi lidhjen e tyre dhe nuk munguan akuzat ndaj ish-konkurrentëve.

Kohët e fundit dyshja nuk është parë më në shoqërinë e njëri-tjetrit teksa as në rrjetet sociale ata nuk janë shfaqur më bashkë. Ndonëse vetë nuk ka e shpjeguar se çfarë ka ndodhur, ndjekësit janë të bindur se janë ndarë.

Së fundmi Meri ka befasuar duke u fotografuar bashkë me Brunon, konkurrentin e “Për’puthen”. Nga video e publikuar shihet se në tavolinë me dyshen ndodhej edhe Murati, ish-konkurrenti i sezonit të dytë, dhe disa persona të tjerë. Nuk dihet se cili është raporti por ndjekësit shtuan dyshimet se diçka mund të ndodh mes dyshesh, më shumë se miqësi.

Duket se “për’puthas-it” e rinj këtë radhë kanë njohje me ata të vjetrit e jo vetëm. Kujtojmë se Eduard Kuçi është mik me Atdhe Xharavinën. Eri është mik me djalin nga Presheva, Azemin. Ritvana duket se njihet me Antonelën, Bashkimi ka miqësi me Andi Artanin dhe Alvisa njihet me Andi Shehun.

/News31