Mer fund romanca e Rita Orës

Rita Ora dhe Rafferty Law  i kanë dhënë fund romancës së tyre, pas tre muajsh lidhjeje.

Këngëtarja dhe djali i aktorit të njohur, Jude Law, u vunë re së bashku në setin e filmit më të ri ku luajnë bashkë, atë të Oliver Twist.

Mediat shkruajnë se lidhja dukej se kishte mbaruar para se të mund të fillonte, pasi marrëdhënia e tyre nuk zgjati shumë.

Romanca  filloi kur nisën të xhironin bashkë skenat e filmit që do të jetë përshtatja moderne e historisë klasike të Twist.

Rita-2

Ata u fotografuan gjithashtu duke mbajtur duart e njëri-tjetrit teksa po largoheshin pas ceremonisë së “British Fashion Awards”.

Vetë Rita e konfirmoi ndarjen kur ndau me ndjekësit në Instagram, një status “Një grua e lirë në ajër. Ndonjë i interesuar?”

“Ata u afruan shumë ndërsa të dy ishin duke punuar në Londër, nuk u nxituan të etiketonin diçka rreth njëri-tjetrit”, tha një tjetër burim.

“Por, Rita ka kaluar kaq shumë kohë jashtë vendit tani dhe ata nuk po flasin si më parë, dhe jo më të bëjnë ato që bëjnë çiftet kur janë bashkë”, shtoi ai burim.

Thuhet se dyshja ka gjasa të ribashkohet, por për momentin janë vetëm miq.