Mënyra se si partneri e shfaq dashurinë, zbulon se çfarë vlerësojnë më shumë tek ju
Të thuash “Të dua” është ndoshta mënyra më e lehtë për t’i bërë të ditur dikujt që kujdesesh për ta, por nuk është mënyra e vetme.
Kur bëhet fjalë për të shprehur emocione, çdo individ është i ndryshëm. Ndërsa disa përdorin fjalë, të tjerët mbështeten më shumë te veprimet dhe gjestet, raporton “Bright Side”.
Ekzistojnë gjashtë mënyra se si njerëzit e shfaqin dashurinë ndaj partnerit pa përdorur fjalë:
Ata ju dëgjojnë si të ishin “ditari” juaj personal.
Nëse partneri është i gatshëm t’ju dëgjojë dhe t’ju ngushëllojë si në ditët e trishtuara ashtu edhe të lumtura, ata jo vetëm që janë një dëgjues i shkëlqyeshëm por vlerësojnë edhe besimin në marrëdhënien tuaj.
Duke ju dhënë mundësinë të shfryni, partneri po përpiqet ta bëjë lidhjen midis jush dy herë më të fortë dhe më të sinqertë .
Ata e duan përqafimin po aq sa ju.
Kur jeni i dashuruar, përqafimi është një nga gëzimet më të mëdha të të qenit në një marrëdhënie. Nëse partneri e pëlqen përqafimin aq shumë sa ju, kjo nënkupton që edhe ata duan ta kalojnë kohën cilësore me ju dhe vlerësojnë intimitetin në marrëdhënien që keni.
Jo vetëm kaq, puthjet e rastësishme në ballë dhe përqafimet kur jeni me kurriz, janë gjithashtu një shenjë që tregon se po përpiqen t’ju tregojnë se sa të rëndësishëm jeni për ta pa thënë asnjë fjalë.
Ju inkurajojnë të arrini qëllimet tuaja.
Të jesh në një marrëdhënie nuk nuk do të thotë të jesh me partnerin tënd gjatë gjithë kohës ose t’i dërgosh mesazhe 24/7. Në fund të ditës, ju jeni 2 individë të veçantë me qëllime dhe ëndrra të ndryshme.
Nëse partneri ju inkurajon që t’i kushtoni më shumë arritjes së qëllimeve tuaja, do të thotë se ata vlerësojnë hapësirën personale. Të kuptuarit se partneri gjithashtu ka një jetë dhe të drejtën për të ndjekur ëndrrat e tij, është një shenjë e pjekurisë dhe e dashurisë së vërtetë.
Ata ju ndihmojnë në shtëpi.
Nëse partneri juaj nuk e ka problem të lajë enët çdo ditë ose të bëjë rregullisht punë, kjo tregon se ju sheh si të barabartë me veten. Është vërtet e vështirë të gjesh dikë që vlerëson barazinë në një marrëdhënie, kështu që nëse ke gjetur dikë të veçantë, mos e lër të shkojë!
Nuk e kanë problem të flasin për ju me të dashurit e tyre.
Shenja kryesore që tregon se partneri nuk po luan dhe nuk po gënjen është kur flasin me miqtë dhe me familjarët për ju. Nëse partneri nuk e ka problem t’u tregojë të tjerëve për marrëdhënien tuaj, kjo do të thotë që e vlerësojnë përkushtimin dhe se janë me ju për të gjitha arsyet e duhura. Ata shohin një të ardhme me ju.
E shfaqin dashurinë në publik sa herë dilni bashkë.
Shfaqja e dashurisë në publik rastësisht është në rregull, por nëse partneri e bën atë gjatë gjithë kohës, ky mund të jetë një flamur i kuq. Dëshira për të treguar marrëdhënien tek të tjerët është një shenjë e pasigurisë dhe nëse partneri nuk di se si t’i mbajë duart larg jush, madje edhe në publik, kjo mund të thotë që po kërkojnë të kryejnë marrëdhënie me ju.