Mëngjesi nis ëmbël për Sara Hoxhën, ndan foton e veçantë me Roman

Edhe pse është një nga vajzat më të ndjekura, trashëgimtarja e “Top Channel”, Sara Hoxha është mjaft e rezervuar me postimet e saj në rrjete sociale.

Megjithatë ka edhe ditë si kjo e sotmja, kur Sara ka ndarë një moment mjaft të ëmbël me vogëlushin e saj Roman, i cili vetëm pak ditë më parë festoi 1-vjetorin e lindjes.

Mirëpo Sara vazhdon ta ruajë me fanatizëm portretin e të voglit, me siguri deri sa të rritet edhe pak.

Kujtojmë se Sara dhe Ledioni janë edhe prindër të një djali më të madh të quajtur London, i cili me siguri është kthyer në shokun më të mirë të vëllait të vogël.