
Mëngjeset e nxehta të Luana Vjollcës në Maldive pa të dashurin
Në Maldive ajo ka zgjedhur t’i kalojë pushimet dimërore, dhe vazhdimisht ka publikuar imazhe dhe video nga këto ditë që po i kalon në plazhet e bukura ekzotike. Këngëtarja e moderatorja ka nisur pushimet dhe po i shijon maksimalisht, e pamjet e bukura nga plazhi i Maldiveve i ka ndarë edhe me fansat e saj në Instagram. Madje mëngjesin e saj dhe mënyrën se si e ka gdhirë ditën, do e donim të gjithë, sipas Prive. Nga vila e saj e cila është e pozicionuar në oqean, ajo ka xhiruar zbardhjen e mëngjesit me pamje nga oqeani dhe është mahnitëse. Ndërkohë thuhet se Luana nuk është në shoqërinë e të dashurit të saj, Krenar Çoçaj gjatë këtyre pushimeve në Maldive.
