‘Mëngjes dashurie’! Xhensila Myrtezai zbulon me kë u zgjua këtë Shën Valentin?

Xhensila Myrtezai e ka nisur ditën e Shën Valentinit me shumë dashuri. Këngëtarja ka ndarë dy InstaStory nga shtrati, ku tregon se ky mëngjes e ka gjetur me dy vogëlushët e saj.

Madje Xhensila ka ndarë edhe një foto si rrallëherë ku ushqen me gji të voglin e saj, Amen.

“Mëngjes dashurie”, shkruan këngëtarja krah fotos.

Edhe njëherë, ky postim duket si konfirmim i divorcit me Bes Kallakun që ka bërë bujë prej javësh, por vetë çifti ka zgjedh të heshtë.

noa.al