“Mendova se merrej me baste”, vajza e Stefi Pritit tregon si e ka njohur bashkëshortin
Pak ditë më parë vajza e këngëtarit korçar Stefi Prifti, Maria, i dha fund beqarisë dhe për të ndarë emocionet e dasmës ishte e ftuar tek emisioni Rudina.
Ajo dhe bashkëshorti i saj kanë rrëfyer historisë së tyre të dashurisë, që nga njohja e deri tek momenti kur e ka prezantuar me të atin.
Maria u shpreh se për shkak të pamjes, ashtu si vetë sopranoja edhe babai i saj kishte dyshime nëse ishte vërtetë piktor apo jo.
‘Ne jemi parë për herë të parë në një lagje të Tiranës, unë isha duke pirë kafe me dy mikeshat e mia dhe Gëzimi ka qenë duke hapur studion e pikturës përbri kafes. Ishte duke punuar bashkë me babain e tij. E pashë dhe shoqja ime më thoshte: “Shikoje se edhe ai po të shikon”. Kur e pashë Gëzimin nuk mendova se do ishte piktor, mendova se do hapte ndonjë kompani bastesh. Me këtë pamje mu duk sikur s’kishte lidhje me pikturën. Më pas kur u takuam dhe më tha që ishte piktor, u habita, s’më besohej. Pasi i tregova babait erdhi momenti që do të takoheshin për herë të parë. Ka qenë siklet i madh. Pas takimit pyeta babin: “Si t’u duk?” Djalë i mirë mu duk më tha, por një pyetje kam: “E ke parë me sytë e tu që ky pikturon?” Mu duk shumë i dyshimtë më tha. Ka qenë për të qeshur sepse donte ta kapte mat Gëzimin dhe e pyeste: Me çfarë pikturon ti? Me penel? Po i përgjigjej Gëzimi. Ka qenë shumë gallatë. Më pas erdhi propozimi për martesë në ditën e ekspozitës së parë të Gëzimit’, rrëfeu Maria.
Kujtojmë që çifti i dha fund beqarisë vetëm pak ditë më parë në një dasmë madhështore me plot surpriza.