“Mendova se ishte shaka”, u infektua me qëllim me koronavirus se nuk e besonte, humb jetën 30 vjeçari
Mediat e huaja kanë raportuar se një 30 vjeçar nga SHBA ka humbur jetën pasi shkoi në një nga ‘festat e Covid-19’ me qëllimin e vetëm për t’u infektuar sepse nuk besonte që koronavirusi ishte real.
Mësohet se 30 vjeçari ka humbur jetën në spitalin Methodist Healthcare. Para se të humbte jetën, ai i ka kërkuar infermieres për festën, raporton “Unilad.co.uk”.
Janë organizuar shumë festa të tilla nga dikush që del pozitiv me Covid-19 dhe qytetarë të tjerë të shëndetshëm mblidhen për të parë nëse mund të infektohen.
“Unë mendoj se kam bërë një gabim. Mendova se kjo ishte një shaka, por nuk është kështu”, kanë qenë fjalët e fundit të pacientit sipas Dr. Jane Appleby.