“Mendoja se kishte marrë rrugë të keqe”- Ja çfarë thotë babai i Florjan Binaj për sjelljet e “dyshimta” të aktorit në fillimet e tij në “Portokalli”

Florjan Binaj dhe babai i tij, Petrit Binaj, ishin të ftuar dje në “Ftesë në 5”, ku folën edhe për fillimet e aktorit të humorit në “Portokalli”.

Petrit Binaj tregoi se në atë kohë Florjani kishte fituar audicionet për tek spektakli i humorit, por ai vetë nuk dinte gjë. Në atë kohë, ai nuk e kishte lejuar Florjanin të merrte pjesë në spektakël, për dy arsye të rëndësishme.

“Unë nuk e lejova që të shkonte se në atë kohë e kapa duke pirë cigare dhe më pas u qeth qeros. Ai ishte qethur për rolin e tij, por unë mendoja se kishte marrë rrugë të keqe”, rrëfeu babai i aktorit.

Ndërkohë, Florjani tregoi se herën e parë që ishin transmetuar pamjet teksa ai luante rolin e Edi Ramës, babai nuk e kishte njohur.

“Ishin ulur para televizorit dhe dola unë në skenë si Edi Rama. Prita për reagim, por asnjëri nuk po fliste. Fillova t’i pyes si ju dukej, por nuk po më njihnin. Vetëm gjyshja e dalloi zërin dhe më tha: ‘Po si zëri yt ky mor bir’.

Babai nga ana tjetër na tha të pushonim se donte të dëgjonte skeçin dhe akome s’e kishte kuptuar që isha unë aty”,- tha Florjani.