“Mendoj vuajtjen që kam kaluar”, Fjoralba Ponari flet për dashurinë për të cilën është penduar

Moderatorja e njohur, Fjoralba Ponari, është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”. Ajo publikon  foto të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Fjoralba-Ponari-2

Por së fundmi, Fjoralba ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim me fansat e saj të shumtë. Ajo u ka dhënë të drejtën atyre që t’i bëjnë pyetje nga më të ndryshmet.

Fjoralba u ka kthyer përgjigje pyetjeve të ndjekësve të saj, duke u shuar atyre kuriozitetin që kishin.

Fjoralba-Ponari-1

Së fundmi vëmendjen e ka tërhequr një pyetje në lidhje me një dashuri të moderatores për të cilën është penduar.

Në “Instastory”, Fjoralba është përgjigjur: “Pendohem kur mendoj vuajtjen që kam kaluar, por jo eksperiencën sepse më ka rritur si njeri!”.