Mendoj fundin e muajit a i paguaj dot dritat/ Xhavit Dedej: Nuk jemi këngëtarë të famës, por të punës
Kur mendon për një këngëtar, gjithmonë mendon njëkohësisht se sa shumë paguhet ai dhe se sa të larta janë të ardhurat e tij, por jo gjithmonë kjo gjë qenka e vërtetë. Këtë na e ka treguar vetë këngëtari i njohur Xhavit Dedej, i cili ka qenë i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soirée” me Jonida Shehun në Top Channel.
Ai është pyetur se sa lekë fiton nga muzika që bën dhe Xhavit Dedej ka thënë se:
“Të them të drejtën fare, mendoj fundin e muajit, i paguaj dritat, s’i paguaj. Se kur ulemi ne në tavolinë, thonë ‘o ky ka qenë në dasëm, ka lekë’ edhe paguajmë ne. Por kur vjen fundi i muajit ikin ato. Ne nuk jemi këngëtarë të famës, ne jemi këngëtarë që bëjmë punën, jemi këngëtarë të popullit”, është shprehur Xhavid Dedej./L.F-dritare.net