“Mendohet se është gjallë” – Eksperti i sigurisë: Ja ‘strategjitë’ si policia mund të bjerë në gjurmët e Martinajt
Eksperti i sigurisë, Fation Softa, është shprehur se përderisa Ervis Martinaj presupozohet i gjallë, atëherë policia mund të bjerë në gjurmët e tij përmes komunikimit.
Kjo pasi ai nuk mund të rrijë pa komunikuar me askënd. Softa tha se nëse bisedat e tij janë të kontrolluara nga autoritetet, atëherë edhe gjetja e tij është çështje kohe.
Softa shtoi gjithashtu se situate kriminale në vend është shumë e rëndë dhe sipas tij ndihet nga çdokush.
“Ndryshimet duhet të vijnë përmes një performance. Duhet të bëhet një analizë disa mujore. Policia ka shkallë, që vjen në drejtim të gradave dhe detyrave që merr. Kryesisht deri më sot ka qenë academia vendi ku ktheheshin, rehabilitoheshin dhe riktheheshin.
Policia ka elita të cilat duhet të kenë guximin për t’i qarkulluar. Duke njohur drejtuesin kryesor të Policisë së Shtetit, besoj se lëvizjet nuk mund të jenë politike. Por gjykatësi më i mirë është koha. Vlerësimi I drejtorit të përgjithshëm dhe i atyre të qarqeve duhet të jetë puna.
Politika duhet të largohet nga policia. Ne jemi përballë disa fenomeneve si Shkodra ku i vinin gjoba bizneseve, ka arritur ka zbritur te moshat tani, që i vënë gjoba njëri-tjetrit. Imagjinoni ku jemi tani. Policia duhet të ketë këtë mision. Nëse do të humbasim besimin te institucionet arrijmë në këtë pikë. Qytetari është më shumë sesa një institucion.
Nëse institucionet nuk i përgjigjen, atëherë duhet t’i përgjigjen DEA-s apo strukturave të tjera ligjzbatuese. Gjithandej ka krim. Krimin e ndjejnë nën lëkurë qytetarët shqiptarë. E ndiejnë mësuesit, mjekët, ata që punojnë në dogana, etj.
Fakti që nuk ka pasur rezultat dhe krimi është zbadhuar, por pse është zmadhuar. Ky është momenti për të provuar nëse do të ketë ndryshime. Në vend që të merresh me hallet e tua merresh me hallet e tjetrit.
Presupozohet se Martinaj është i gjallë. Dhe për aq kohë sa presupozohet si i tillë duhet prezenca e këtij personi. Pra komunikimi. Sepse edhe ky personi që vrau 3 gra, vajti në një supermarket, për të marrë ujë a ku e di unë. Dhe me kë duhet të komunikojë? Me familjarë ose persona të tjerë, pjesë e grupit të tij apo të tjerë të afërm. Shtëpia e tij është kontrolluar të paktën më shumë se një herë.
Ose ka qenë një skuadër që ka qenë e pabesueshme. Shumë persona në botë të cilët janë në kërkim, nuk është e thënë se nuk u gjetën në 3 muaj apo për një vit dhe të sulmojmë qeverinë. Unë fajësoj për veprime të vunuara dhe veprime jo të rregullta”, u shpreh Softa.