Menaxheri i Britney-t njofton dorëheqjen e saj përfundimtare nga muzika

Britney Spears po i jep fund karrierës së saj në muzikë. Menaxheri i këngëtares, Larry Rudolph deklaroi sot se ka dhënë dorëheqjen dhe se Britney po mendon të heqë dorë nga muzika.

Në një letër, Larry shkruan se dorëheqja e tij nuk ka të bëjë me betejën e fundit të Britneyt për kujdestarinë, por ka ardhur momenti që ai të largohet pasi këngëtares nuk i duhet më.

“Kanë kaluar gati 2 vite që kur kam komunikuar me Britney dhe që asokohe ajo më informoi se kërkon të marrë një pauzë në punë. Sot mësova se Britney e ka vendosur zyrtarisht të dorëhiqet. Siç e dini unë nuk kam qenë pjesë e kujdestarisë, kështu që nuk di shumë detaje. Jam punësuar nga Britney për ta menaxhuar dhe asistuar në karrierën e saj. Dhe si menaxher i saj, besoj se është në të mirën e saj që unë të jap dorëheqjen sepse shërbimet e mia profesionale nuk janë më të nevojshme”-shkruan Larry.