Menaxheri i “Babastars” dasmë luksoze me VIP-a; Kush është djali që Getoar Selimi i besoi grupin pas largimit të Ledri Vulës & Drin Zatriqit
Me të zezën shik ishin kombinuar çifti më i bukur dhe diskret i showbizit, Getoar Selimi dhe Marina Vjollca në dasmën e muajit në Prishtinë, atë të Dekor Sahitit.Reperi i famshëm dhe CEO i “Babastars”, i dha urimin për martesë të lumtur me Adea Muharremin, menaxherit të tij prej pesë vitesh, ndërsa ndodhej bashkë me Marinën në shoqërinë e çiftit Albert Krasniqi e Besa Gashi. Shpresa Muharremi, vjehrra e menaxherit Sahiti, ndau me miqtë fotot nga dasma ku bëri një dedikim për vajzën e saj ku shprehej: “Falenderimi i shkon Dekorit, Valdrinit dhe gjithë familjes Sahiti që ma kanë respektuar Aden në ditën e saj më të rëndësishme, me të gjitha zakonet e shqiptarisë. Prandaj, shpirtat e mi Dekor dhe Adea, urime martesa!Ju dua pa fund dhe më shumë se vetveten, shkruante vjehrra e menaxherit të “Babastars”.
Dekor Sahiti, si u bë menaxheri i “Babastars” pesë vite më parë
Po si është historia e nisjes së bashkëpunimit të Getoar Selimit me menaxherin e tij të besuar, Dekor Sahiti, i cili kujdeset që nga intervistat me mediat e kryesisht me axhendën koncertore të grupit? Ishte Getaor Selimi që gjatë një konference për shtyp prezantoi në shtator të 2012-ës dy menaxherët e rinj, pas largimit të Drin Zatriqit nga posti i menaxherit të “Babastars”. Vetë Getoari njoftoi se këtë grup tani e tutje do e menaxhonin dy djem të rinj, Petrit Kllokoqi dhe Dekor Sahiti, që njiheshin si menaxherë të disa prej klubeve më të njohura të natës në Prishtinë. Pas premtimeve të dy djemve se do të punojnë me këtë grup, lideri Getoar Selimi hodhi poshtë thashethemet se menaxheri i mëparshëm Drin Zatriqi ishte larguar si menaxher i “Babastars”, si pasojë e ndonjë mosmarrëveshje. Sipas tij ai e kishte marrë vendimin me dëshirën e tij, ndërkohë që shtoi se “Babastars” ka nevojë për menaxherë me më shumë përkushtim dhe që të sjellin risi. Ndonëse ftesa për konferencë u kishte shkuar pothuajse të gjitha medieve, nuk ishte askush nga “RTV 21”. Sipas mediave të Kosovës arsye për këtë dezertim të mediave mund të ketë qenë largimi i Ledri Vulës nga Getoari. Dihet që Ledri është shumë i lidhur me këtë televizion pasi aty punojnë dy prindërit e tij. Por, kjo gjë u tha se nuk paraqiste ndonjë problem për manexherët e rinj, pasi sipas tyre ka persona të fortë në këtë grup dhe largimi i njërit nuk mund të ndikojë edhe aq shumë në mbarëvajtjen e “Babastars”.