
Mëmësia, marrëdhënia me Gencin dhe një projekt i ri, Eni Koçi i tha të gjitha!
Në muajin tetor, këngëtarja e njohur, Eni Koçi dhe reperi Genc Prelvukaj u bënë prindër. Ata u bekuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin shqiptar, Adea.
Së fundmi ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram”, teksa ka zbuluar planet për projektet e reja, emrin e vajzës, mëmësinë dhe marrëdhënien me Gencin.
“Propozimi ishte i Gencit por u aprovua menjehere nga une. As nuk kemi tentuar te gjejmë emer tjeter”.
“Genci ështe nje baba fantastik dhe per vajzen kujdesemi të dy. Eshte jashtemase i perkushtuar dhe nje ndihme shume shume e madhe per mua sepse ma ka bere cdo gje me te lehte”.