Melisa i dedikon këngë Andit? Detaji që ngre dyshime
Melisa do të lançojë së shpejti këngën e san të dytë në bashkëpunim me këngëtarin e njohur, Irkenc Hyka. Lajmin e ka ndarë me fansat vetë në rrjetet sociale ku ka publikuar në një foto, shkëputur nga videoklipi i këngës, krahas së cilën ka shkruar “E ti po m’don A”, dhe këtë gërmë e ka shoqëruar me një emoji zemër. Kjo ka ndezur rrjetin dhe fansat janë të bindur se do jetë një dedikim për Andin.
Edhe pse në program ata nuk u deklaruan si çift, konkurrentë dhe media të ndryshme të shumta kanë zbuluar se ata janë në një lidhje. Teksa dyshja është kapur shpesh “mat” së bashku, foto të cilat janë të shumta në Internet. Fotot e fundit të publikuara pak ditë më parë në rrjet ngrenë dyshimet se mund të jenë martuar.Vetë Andi dhe Melisa nuk kanë reaguar lidhur me marrjen e një hapi kaq të rëndësishëm në jetën e tyre.