Melisa e “Përputhen” në krah të Ardit Çunit, ndizet rrjeti nga fotot provokuese të ish-miss-it me këngëtarin e njohur

Këngëtari i njohur, Ardit Çuni, ka postuar në “Instagram”-in e tij një foto shumë provokuese me ish-miss-in e “Përputhen”, Melisa Lleshin.

Fotoja e shoqëruar me retiçensë, la vend për nënkuptime se mes tyre ka nisur një histori flirti apo njohjeje jashtë programit. Rrjeti u ndez edhe më shumë, pasi një version tjetër të fotos e postoi edhe vetë Melisa, ndërkohë në komente ata shkëmbejnë mesazhe që dëshmojnë se mes tyre diçka ka nisur.

Lind pyetja: Tani që ata janë afruar do të jetë Melisa që do të largohet nga programi i njohjeve, apo Arditi do të hyjë në program dhe të rrëmbejë Melisën?

Ndërkohë që rrjeti është ndezur nga fotot e tyre ku shfaqen seksi, le të shohim nëse Arditi dhe Melisa janë çifti më i ri i showbiz-it.

Melisa është vajza e cila iu bashkua programit “Përputhen” pas largimit të Shqipes. Konkurrentja e re zgjodhi Mevlanin për takimin e saj të parë, por ajo nuk është një personazh i panjohur.

Dikur Melisa ka qenë për pak kohë në rolin e Sofisë në “Zonë e lirë”, ndërkohë që 22-vjeçarja ka konkurruar gjithashtu në “Miss Universe Albania”.

Melisa studion për mjekësi, është balerinë dhe hyri në program në kërkim të dashurisë. Me daljen e Shqipes dhe largimin e Fjorelës, produksioni i “Përputhen” hapi audicionet.

Autorja e programit tregoi në “Instastory” vetëm format e Melisës, kur dikush e pyeste: “Kur do vijnë vajzat e reja, duam një uragan këtë herë”.

“Të duket uragan?”, shkruante autorja sipër fotos, duke mos treguar shumë. E format e saj fizike i nxjerr në pah edhe Arditi, në foton që postoi ku Melisa ekspozonte bukur linjat.

Lind pyetja: Si është njohur ajo me Arditin, duke qenë se nuk ka lidhje me muzikën? Burime për “Panorama Plus” kanë treguar se Melisa ka qenë mbështetëse e muzikës dhe këngëve të tij, të cilat i pëlqenin aq shumë sa bënte video me to në sfond.

Ata kishin pasur një komunikim midis tyre, por u takuan për një kafe apo “date” ditën kur shkrepën dhe fotot. Por le të ndalojmë pak te historia e kafes dhe debati mes Melisa Lleshit dhe Sindi Locit që degjeneroi deri në fyerje në “Përputhen”.

22-vjeçarja e virgjër i tha konkurrentes tjetër se ajo “bën seks me atë që e ndjen dhe jo me këdo që i jepte një kafe” dhe këto fjalë e kanë ofenduar shumë Melisën, e cila doli nga studioja.

Pas këtij debati të fortë ka pasur edhe një reagim nga ish-konkurrentja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj, e cila u përjashtua disa javë më parë nga emisioni për shkak se bullizoi konkurrentët e tjerë, konkretisht Tea Trifonin dhe Graciano Merkon.

Nëpërmjet një postimi të gjatë në “Instastory”, Shqipja thotë se këtë reagim e ka bërë vetëm se iu kërkua nga fansat, teksa shkruante: “Shpeshherë më bëni tag në disa skena dhe doni me këmbëngulje mendimin tim. E di që jam treguar shumë indiferente dhe nuk ju kam dhënë mendimin kur e keni dashur. Tashmë e keni kuptuar që jam e drejtpërdrejtë dhe ju pëlqejnë goditjet pa sponde. E vërteta djeg gjithmonë. Si në rastin e balonit që thashë unë, doli edhe në rastin e kafes që tha Sindi. Sindi tha diçka që tashmë dihej që në prezantimin e parë. Të mos harrojmë që dielli duket që në lindje. Si në rastin e parë, ashtu dhe në rastin e dytë, çdokush që ka shkuar pas për të ngushëlluar vajzat është fallco. Kush ngacmon më të vërtetën e emisionit (Sindin) ka punë me mua! Dhe me mua ta dini nuk dilni pa u lagur”.

Pas këtij reagimi, Melisa nuk ka ndenjur pa dhënë një “përgjigje”. Në një postim në “Instastory”, 22-vjeçarja shkruante: “Më bëhet qejfi që jo vetëm brenda por edhe nga jashtë po kërkojnë pak audiencë nëpërmjet emrit tim. Shpresoj t’ju funksionojë kjo strategji duke qenë se po ‘ju fiket qiriu’, se të paktën keni mbështetjen e njëra-tjetrës. Kaq mjafton besoj, nuk keni nevojë për tag. Ju dua.”

Ndërkohë le të shohim se çfarë fshihet pas fotove të bukura me këngëtarin e njohur dhe mjaft të pëlqyer. Ardit Çuni është këngëtar, prezantues dhe producent televiziv i suksesshëm, që u bë i njohur me hite si ‘’Jena Na’’, ‘’Je Mama’’, ‘’QAJ’’ dhe performancat avangardiste në festivale ndër vite.

Duke u nisur nga kënga e tij e parë ’Po të jesh i dashuruar’’, pjesëmarrëse në “Top Fest 2012”, presim të na e tregojë me fakte se nëse do ta provojë këtë ndjesi me Melisën!

/Panoramaplus.al