Meleku tek “I inflirtuari” në altar me biznesmenin, s’i ndahet të bardhës as në muaj mjalti

Muajin e kaluar aktorja e njohur turke nga seriali “I infiltruari”, Bensu Soral u lidh në martesë me partnerin e saj, biznesmenin Hakan Bas. Dasma e çiftit mori vëmendjen e të gjithë mediave turke dhe rrjetet sociale u pushtuan nga fotot e videot e ditës më të rëndësishme të aktores. Gjithashtu u komentua shumë edhe fustani që Bensu Soral kishte zgjedhur për ditën e martesës dhe look-u i saj. Menjëherë pas dasmës aktorja dhe bashkëshorti i saj kanë nisur muajin e mjaltit. Çifti ndodhen në Bahamas nga ku Bensu ka postuar sot një foto që i ka lënë fansat e saj gojë hapur, shkruan ekranhaberëeb.com. Aktorja shfaqet me bikini të bardha dhe me linja trupore perfekte. Sigurisht nuk kishin si të mungonin qindra komplimente për këtë foto.