Melek e tepron me alkoolin, përfundon në spital gjatë dasmës së shoqes

Aktorja e njohur turke, Bensu Soral pak ditë më parë ka marrë pjesë në dasmën e mikeshës së saj. Gjatë dasmës ajo u argëtua nën ritmet e muzikës së mirë turke, por në fund jo gjithçka ka shkuar sipas planit. “CNN Turk” raporton se aktorja ka konsumuar shumë alkool gjatë mbrëmjes dhe për këtë ka përfunduar në spital. Në fund të festës asaj i ka rënë të fikët për shkak të problemeve me stomakun, sipas Who. Mësohet se Bensu ka qëndruar për rreth tre orë në spital dhe më pas gjendja e saj është përmirësuar. Ajo është shoqëruar për në shtëpi nga i dashuri i saj, biznesmeni Hakan Bas.