Melania Trump në Afrikë, kësaj here komentohet për kapelen
Pak muaj më parë Zonja e Parë e SHBA-së bëri namin me një xhaketë që lexonte “Nuk më intereson”, teksa i drejtohej për vizitë vendit ku strehoeshin fëmijët e emigrantëve, si për të shprehur opinionin në lidhje me çështjen e nxehtë. Ndërsa së fundmi Melania Trump është nisur e vetme për në Afrikë, për të prekur nga afër vuajtjen që përjetojnë banorët dhe ka dhuruar ndihma për ta. Por më shumë sesa veprimet humanitare vëmendjen e mori fakti që Melania kishte zgjedhur një kapele të bardhë, që për nga forma i përket periudhës së kolonizimit të shtetit afrikan nga perëndimorët, shkruan Ëho. Një periudhë kjo shumë e errët e historisë së tyre, kur më shumë se kurrë vuajtjet për ta ishin të paimagjinueshme. Sipas ‘The Guardian’ këto kapele janë zëvendësuar me të tjera që të mos risjellin tek vendasit të shkuarën, por vazhdojnë të përdoren nga persona të papërgjegjshëm dhe që nuk kanë ndjeshmëri për historinë e popullit. Melania pas kësaj zgjedhjeje është ‘kryqëzuar’ nga opinioni publik të cilët e kanë krahasuar me bashkëshortin saj, Trump për nga ndjeshmëria.