Melania Trump & Brigitte Macron, parada shik e dy zonjave të para

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, dhe Brigitte Macron, bashkëshortja e Presidentit të Francës Emmanuel Macron, pozuan disa herë para fotografave gjatë udhëtimit të çiftit Macron në Shtëpinë e Bardhë. Melania i mahniti të gjithë me veshjen e saj të zezë dhe këmbët e gjata dhe tepër elegante. Ajo kishte zgjedhur një pallto Givenchy prej 2,790 Dollarë, një fustan Dolce&Gabbana, që e shoqëroi me një çantë Christian Dior, shkruan VIP. Edhe Brigitte shkëlqeu me një pallto bezhë të Louis Vuitton. Ashtu si Melania, ajo gjithashtu kishte zgjedhur stileto lëkure të zezë dhe shumë të larta. Ndërsa në ditën e dytë të takimit, Briggitte u shfaq me një kostum të bardhë dhe disa detaje të vogla të zeza, duke e shoqëruar atë prapë me stilet të zeza. Edhe Melania zgjodhi kostum të bardhë, por detaji që e bëri atë më elegante ishte kapelja. Siç duket të dyja zonjat zgjodhën të vishnin të njëjtat ngjyra për t’u dukur sa më të kombinuara, dhe kështu morën gjithë vëmendjen e duhur.