Melania Trump me 5 mijë USD mbi supe, detajet e super palltos së verdhë

Stili që ka i çmend të gjitha femrat, pasi çdo veshje që Melania Trump mban në trupin e saj duket bukur. Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në daljen e saj të fundit është komentuar për super pallton e verdhë. Xhaketa e Super Bowl nga Amiri ishte e fundit ndër veshjet më të përfolura të Melania Trump, dhe ja ku na shfaqet me një tjetër veshje shumë të shtrenjtë. Melania kishte veshur një pallto që kushton plot 5 000 USD, dizajn nga Pierre Herve. Për ta kompletuar dukjen, Melania e kishte kombinuar me një palë këpucë leopardi.