Melania thyen heshtjen, rrëfen martesën e përfolur me Donald Trump
Përkundër gjithë zërave për një jetë të ftohtë dhe raportit problematik, zonja e parë e SHBA, Melania Trump ka deklaruar prerë se ajo e do Presidentin Donald Trump dhe ka “gjëra shumë më të rëndësishme për të menduar” sesa të komentojë akuzat për tradhti të tij dhe lidhjet me ish-yllin e filmave porno, apo këdo tjetër. Zonja Trump, e cila u intervistua nga ABC gjatë vizitës në Afrikë javën e kaluar, tha se njerëzit po përhapin thashetheme rreth martesës së saj.
“Unë e di që njerëzit duan të spekulojnë dhe mediat spekulojnë po ashtu për martesën tonë dhe qarkullojnë thashethemet”, tha ajo. “Por unë i kuptoj thashethemet që shet gazeta, revista … dhe, për fat të keq, ne jetojmë sot në këtë lloj bote”. Ajo këmbëngulte se akuzat për pabesitë e bashkëshortit të saj nuk janë një shqetësim për të. E pyetur në intervistën për ABC nëse ajo e do burrin e saj, zonja Trump tha: “Po, ne jemi mirë. Po”. Ajo i quajti thashetheme edhe se akuzat e kanë tendosur martesën e tyre. “Nuk është shqetësimi dhe fokusi im,” tha ajo. “Unë jam një nënë dhe një zonjë e parëm dhe unë kam gjëra shumë më të rëndësishme për të menduar dhe për të bërë”. Por kur u pyetën nëse thashethemet e përsëritura e kishin lënduar, ajo ndaloi. Pastaj përsëriti “bota mediatike po spekulon”. “Po, nuk është gjithmonë e këndshme, natyrisht,” tha ajo. “Por unë e di se çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar dhe çfarë është e vërtetë dhe jo e vërtetë”. Ajo komentoi edhe reagimet që pasuan pas shfaqjes se saj me një xhaketë me shënimin “I don’t care”. Ajo vuri në dukje se ajo mbante xhaketën vetëm në kohën që ishte në avion, jo gjatë vizitave me fëmijët dhe tha se ishte një mesazh për “njerëzit dhe mediat e të cilët po më kritikojnë”. “Ishte një lloj mesazhi, po”, tha zonja e parë. Ajo pranoi se ishte ndoshta “personi me i dhunuar” në botë./Panorama Plus