Melania pret bredhin e fundit të Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë
Melania Trump po dekoron për Krishtlindje Shtëpinë e Bardhë për herë të fundit. Ndonëse nuk është diçka që e bën me qejf, të paktën kështu u mësua pak kohë më parë nga disa kaseta sekretë ku ajo dëgjohej duke thënë se lodhet me dekorimet dhe askush nuk i intereson për to, sërish ajo është e detyruar edhe këtë vit të jetë në krye të kësaj pune.
Të hënën Zonja e Parë e Amerikës mirëpriti bredhin e Krishtlindjeve, e cila u soll me një kamionçinë nga dy kuajt, Winstond he Ben. Melania u fotografua, e veshur me një pallto Balenciaga, me doreza e çizme të zeza. Në një moment ajo përshëndeti fotografët dhe uroi “Gëzuar Krishtlindjen”.