Meghan Markle rrëfen incidentin e tmerrshëm me djalin e saj
Meghan Markle ka rrëfyer së fundmi incidentin e tmerrshëm që përfshinte djalin saj, Archie.
Gjatë episodit të parë të serisë së saj të re të podcast-it, “Archetypes”, dukesha e Sussex zbuloi se dhoma e djalit ku ai supozohej të flinte gjatë turneut të familjes në Afrikën Jugore në vitin 2019 kishte marrë flakë. Për fat, Archie nuk ishte në dhomë në atë kohë, i tha Meghan mikes së saj të ngushtë, tenistes Serena Williams.
Archie ishte rreth 4 muaj e gjysmë gjatë udhëtimit, tregoi Markle. Menjëherë pas uljes, çifti duhej të linte Archie në rezidencën ku familja do të qëndronte përpara se të nisej për një event zyrtar në Nyanga.
Dadoja e tij shkoi për ta shtrirë dhe ndodhi e paimagjinueshme, siç mësoi Meghan pas një fjalimi.
“Ishte gjatë kohë kur unë po mbaja fjalim për gratë dhe vajzat, dhe pasi mbaruam, hipim në makinë dhe ata thonë: ‘Ka rënë zjarr në rezidencë, ”.
Menjëherë çifti u kthye në rezidencë dhe gjeti dadon e tyre, Lauren, duke qarë.
“Ajo duhej të conte Archie-n për të fjetur por mendoi: ‘E di çfarë? Më lër të shkoj dhe të marr pak ushqim poshtë”, shpjegoi dukesha. Dhe instinkti i saj ishte si: “Po e marr me vete përpara se ta coj në dhomë”.
Në atë periudhë të shkurtër, ngrohësja në dhomë mori flakë. Nuk kishte detektor tymi në dhomë, shtoi ish-aktorja e “Suits”.
“Dikush nuhati tymin në korridor dhe hyri brenda për të fikur zjarrin –Ai supozohej të flinte atje.Sigurisht, si nënë, ti thua: “Oh, Zoti im, çfarë?” Të gjithë janë në lot, të gjithë janë të tronditur,” tha ajo. “Dhe çfarë duhet të bëjmë? Dilni dhe bëni një tjetër angazhim zyrtar.”
“Edhe pse ne u zhvendosëm në një vend tjetër më pas, ne përsëri duhej ta linim atë dhe të shkonim të merrnim pjesë në një tjetër ngjarje zyrtare”, përfundoi Markle./Lapsi.al