Meghan Markle, nusja me “pullë të kuqe” e Princ Harry: Duam të bëjmë dasmë të hapur për publikun
Princ Harry dhe Meghan Markle janë fejuar, një lajm ky i shoqëruar me zhurmë të madhe mediatike, nëse e meriton apo jo Meghan të hyjë në Familjen Mbretërore. Ndërkohë në intervistën e parë si të fejuar e Princi Harry e Meghan Markle kanë deklaruar se do të martohen në Kështjellën Windsor në muajin maj. Ata thonë se dasma do të jetë një “moment argëtimi dhe gëzimi” gjatë një feste për familjen, miqtë dhe publikun. Çifti do të marrin përsipër shpenzimet kryesore të ceremonisë, ndërsa Familja Mbretërore do të paguajë për shërbimin e kishës, muzikën, lulet dhe dekorimin. Në një deklaratë të fundit, çifti u shprehën: “Duam që ceremonia e martesës të organizohet në atë mënyrë që të lejojë anëtarët e publikut të ndjehen edhe pjesë e festimeve. Ndaj aktualisht po punojmë me idetë për mënyrën se si mund të arrihet kjo.”Fejesa e çiftit të lumtur u njoftua dje, duke shkaktuar lumë komentesh nisur nga figura e saj ai aktore. Meghan Markle, e cila njihet për rolin në serinë “Suits”, do të bëhet bashkëshortja e Princit Harry të Anglisë në fund të pranverës. Me hyrjen në Familjen Mbretërore, Meghan do të fillojë të bëj një jetë krejt ndryshe nga më parë. Ndërkaq mediat kanë vrapuar t’i bëjnë historinë e karrierës duke i renditur “njollat në biografi”. Ata nisin me skenat e seksit nga seria në fjalë, për të vazhduar me episodin e parë të ribërjes së serisë kult “Beverly Hills 90210”, karakteri i saj Wendy, i ofron një mashkulli seks oral në makinë. Skena tjetër e seksit mes dy dollapëv, është njëra nga ato më të famshmet, ndëkohë që ajo veçohet si star-i në faqen pornografike “Pornhub”.