Meghan Markle mbush 39-vjeç, urimi i Mbretëreshës Elizabeth tërheq vëmendjen e të gjithëve

Në ditëlindjen e 39-të të Meghan Markle nuk ka munguar urimi nga mbretëresha Elizabeth, por dhe Princ William me bashkëshorten e tij, Katte Middleton.

Profili zyrtar i familjes mbretërore publikoi në ‘Instagram‘ këtë mëngjes një fotografi të mbretëreshes dhe Meghan Markle në eventin e tyre të parë të përbashkët mbretëror duke shkruar: “I urojmë dukeshës së Sussex gëzuar ditëlindjen”.

Kate dhe William gjithashtu publikuan një foto të Meghan duke e quajtur atë dukeshën e Sussex me po të njëjtin urim.

Nuk dihet ende reagimi i Markle pas këtyre urimeve, megjithatë raporti i saj me familjen mbretërore ka qenë tejet i komplikuar. Për shkak të problemeve të shumta ajo dhe Princ Harry vendosën të largohen nga pallati mbretëror.

revistawho.com