Aktori i njohur izraelit gjendet i pajetë në plazhin e Tel Avivit!
Aktori izraelit, Alon Aboutboul, ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare dhe trupi i tij i pajetë u gjet në plazhin HaBonim në Izraelin verior. Alon luajti rolin e Dr. Pavel në “The Dark Knight Rises”, filmi i fundit i Christopher Nolan për Batmanin. Së fundmi, ai po notonte në plazhin HaBonim në Tel Aviv kur…
“Kozeta kishte lidhje edhe me shumë të tjerë”, nëna e Ilirjan Selmanit mohon akuzat për të birin: Djali im nuk është vrasës
Sanie Selman, nëna e Ilirjan Selmanit 31-vjeçarit të arrestuar për vrasjen e Kozeta Teços në Pogradec ka mohuar kategorikisht përfshirjen e të birit në këtë ngjarje të rëndë, duke e konsideruar të pamundur që ai të ketë kryer një krim të tillë. Në një deklaratë emocionale jashtë kamerave, ajo ka shprehur tronditjen për situatën dhe…
Burime të besueshme të Sinjalit mësojnë se sot, më 22 korrik 2025, janë arrestuar Meriton Mjekiqi dhe Rinor Mjekiqi, lidhur me një rast të lëndimit të rëndë trupor, që dyshohet të ketë ndodhur më 11 korrik 2025. Sipas informatave që posedon Sinjali, të dyshuarit ishin në arrati prej datës së incidentit, por janë paraqitur sot…
Meghan Markle kryeredaktorja e ‘Vogue’, kopertina e revistës zbulon shumë për personalitetin e dukeshës
Mbrëmjen e djeshme Meghan Markle ndau me të gjithë lajmin se është caktuar nga revista ‘Vogue” si kryeredaktore për muajin shtator. Dukesha ka përzgjedhur së bashku me kryeredaktorin e revistës prestigjioze tematikën e muajit dhe duke qenë se Meghan është shumë e fokusuar tek të drejtat e grave, theksin e ka vënë pikërisht tek to. Tema kryesore quhet “Forcat për ndryshim” dhe gjatë shtatorit gra të suksesshme në fusha të ndryshme do të kenë mundësinë të jenë pjesë e kopertinës. Drejtuesit e ‘British Vogue’ kanë treguar se Meghan u ka dhënë instruksione të shumta për realizimin e kopertinës, të cilat zbulojnë disa gjëra për vetë personalitetin e saj. Peter Lindbergh, fotografi i ‘Vogue’ ka rrëfyer se dukesha i ka pasur të gjitha idetë shumë të qarta. Ai ka zbuluar se fjala më e përdorur nga Markle ishte natyrale dhe në kopertinë dëshironte të shikonte sa më shumë quka.
“Ishte një punë e lehtë për mua. Unë i dashuroj qukat. Unë e urrej rregullimin e fotove. Unë e urrej ‘make up-in’. Unë gjithmonë ju them: ‘Hiqeni ‘make up-in’. Numri i vajzave të bukura që më kanë kërkuar t’ju zgjasë këmbët apo të ndryshojë distancën mes syve.. Nuk keni për ta besuar. Është kulturë e çmendurisë”, është shprehur fotografi. Në kopertinën e ‘Vogue’ përfshihen 15 gra e vajza të njohura si Gemma Chan, Laverene Cox, Salma Hayek, Chrissy Turlington etj, të gjitha të përzgjedhura nga Meghan, ndërsa në brendësi të revistës edhe një intervistë ekskluzive mes dukeshës dhe Michelle Obama. /revistawho.com