Meghan Markle ka shpenzuar 130 mijë paund për veshjet e turit në Australi
Gjatë turit të Princ Harry dhe Meghan Markle në Australi, tërhoqën shumë vëmendjen edhe veshjet luksoze të Dukeshës. Gjatë turit 16-ditor, Meghan ka patur më shumë se 30 veshje të ndryshme. Sipas një përllogaritje nga ‘Daily Mail’ të gjitha veshjet dhe aksesorët e Dukeshës kushtojnë rreth 130 mijë dollarë, një shumë vërtet marramendëse. Pothuajse pjesa më e madhe e rrobave të saj, kushtojnë të paktën 1 mijë paund. Fustani më i shtrenjtë që Meghan veshi gjatë turit, ishte ai i ‘Oscar de la Renta’ që kap shifrën prej 10 mijë paundësh, shkruan Who. Ndërsa një tjetër fustan mjaft i kushtueshëm ishte një në ngjyrë blu, të cilin Meghan e veshi gjatë një darke në Fiji dhe që nxirrte në pah barkun e saj të fryrë. Princ Harry dhe Meghan Markle, përfunduan turin e tyre ditën e mërkurë.